Pas 30 vitesh, Pamela Anderson vesh sërish kostumin e kuq të Baywatch

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 22:22 | Showbiz

Pamela Anderson ka veshur sërish kostumin e kuq të Baywatch pas 30 vitesh.

Aktorja zgjodhi këtë mënyrë për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet '90.

Koleksioni do të quhet “Frankie Bikinis” dhe do të prezantohen më 4 maj kur ylli i Bayëatch do të kujtojë edhe një herë rolin që e bëri të famshme për publikun.

Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që unë di shumë kur bëhet fjalë për rrobat e banjës”, tha Pamela Anderson për Vogue.

Aktorja ka ndarë një foto me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se edhe pse ishte roli që e bëri të njohur në botë dhe i dha titullin si "aktorja femër më seksi", Pamela Anderson fillimisht nuk donte ta pranonte rolin. Më konkretisht, rolin Anderson e ka refuzuar 11 herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos