PD e Berishës dërgon në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 21:39 | Politikë

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. A2 CNN mësoi më herët gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura se PD do të futet në zgjedhje me koalicion.

Këtë të diel, PD ka dërguar po ashtu edhe kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të pranverës.

Ndërkohë, burime për A2 bëjnë të ditur se Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë duke u takuar me Agron Dukën për të biseduar me të për mundësinë që ai të jetë pjesë e koalicionit që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Duka pohoi për A2 se ende nuk është arritur një marrëveshje, por shtoi se janë në bisedime për të parë mundësitë.

Kërkesën e PD-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit e kanë dorëzuar përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos