
Partia Demokratike vijon të kërkojë arrestimin e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar lidhjet e kryebashkiakut me krimin.
Ai tha se pa ndëshkimin e krimit elektoral të Ramës, nuk do ketë drejtësi në Shqipëri.
“PD kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektorat të Dakos janë të qarta dhe për këtë krim duhet të jetë në burg. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht këto banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon marrjen e pushtetit nga Edi Rama”, u shpreh deputeti i PD, Oerd Bylykbashi. (A2 Televizion)