Për "armëmbajtje pa leje", Fation Murati në arrati, Prokuroria kërkon dënim me 3 vite burg

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 15:40 | Kronikë
Për "armëmbajtje pa leje", Fation Murati në arrati,

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës të dënojë me 3 vite burg Fation Muratin, pronarin e lokalit të qëlluar me breshëri automatike dy javë më parë në “Don Bosko”, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhim të armëve e municionit” në banesë. Pretenca ndaj Muratit u dha në mungesë të tij, pasi ndonëse gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, policia nuk e gjeti në banesë pas sulmit ndaj lokalit të tij.

Murati u vu në përgjegjësi penale për shkak të një gjurme gishti të tij në kutinë e një pistolete, pjesë enjë arsenali armësh të gjetura në banesat e Kristian Gjinit në Sauk. Nga hetimi nuk u provua që Murati të kishte kontakte me Gjini, apo të kishte qenë tek banesat ku u gjet kjo pistoletë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/13/duhet-te-ishte-ne-arrest-shtepie-pronari-i-lokalit-te-sulmuar-me-arme-fatjon-murati-dyshohet-se-eshte-larguar-nga-shqiperia/
https://a2news.com/2023/03/13/lirimi-nga-qelia-dy-vendimet-e-gjykates-si-u-zerua-rrezikshmeria-e-muratit/
https://a2news.com/2023/03/13/lirimi-i-fatjon-muratit-nga-qelia-gjykata-e-tiranes-arsyeton-vendimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos