Përhapja e pandemisë, ILO apel qeverive të marrin masa të menjëhershme

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 16:54 | Ekonomi
Përhapja e pandemisë, ILO apel qeverive të marrin masa të

Sot është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në punë. Me mijëra punëtorë janë të rrezikuar nga pandemia e COVID-19 në të gjithë globin. Industri të tëra rrezikojnë të mbyllen. Për këtë arsye, Organizata Ndërkombëtare e Punës apelon qeveritë të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas ILO, nëse kjo nuk ndodh, atëherë rrezikohet një valë të dytë të përhapjes së pandemisë. Masat për sigurinë dhe shëndetin në punë vlerëson organizata, duhet të përshtaten sipas nevojave të punonjësve, veçanërisht për ato në të zezë dhe emigrantët.

Për të bërë të mundur rikthimin e sigurt të punonjësve në punë, Organizata Ndërkombëtare e Punës rekomandon që të bëhet vlerësimi i faktorëve dhe rreziqeve që mund të ndikojnë në përhapjen e pandemisë.

Pjesë e rekomandimeve të saj është edhe ndjekja e protokollit të sigurisë, që përfshin ajrimin, pastrimin e sipërfaqeve si dhe dezinfektimin e ambienteve të punës. Ndërkaq, punonjësit duhet të pajisjen me mjete mbrojtëse si doreza apo maska edhe falas në rastet e nevojshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024