Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se tenderat sekretë janë një procedurë që zbatohet në rastet e fatkeqësive natyrore, por sipas tyre ekziston rreziku që të klasifikohen si të tilla edhe tenderime që nuk lidhen me këtë rast.
“Ky është një nga rastet flagrante për të blerë produkte më qesharake, ndërkohë që tenderat sekret janë për çështje të rëndësisë së veçantë. Tenderi është sekret kur ti do të blesh, armë, një material luftarak. Të tilla tendera janë sekret, ushtria, policia që nëse dalin në publik ekspozojnë forcat e armatosura, forcat e mbrojtjes së rendit që karshi këtyre elementëve keqbërës që mund ti shfrytëzonin këto gjëra. Kjo procedurë ka zgjatur me vite. SPAK-u ta zbardhi të vërtetën sepse nuk mund të përdorim një situatë të tillë për të fituar lekë disa njerëz”, shprehet Pano Soko, ekspert për ekonominë.
“Tenderat e klasifikuar si sekret janë tendera të parashikuar në legjislacionin në fuqi dhe janë përjashtuar nga APP. Këto janë zakonisht për elementë të ushtrisë ose në rastet e fatkeqësisë natyrore, pra të sigurisë kombëtare. Ligji i definon këto të tilla dhe përjashtohen nga rregullat e prokurimit publik. Më pas rregullohen me VKM sekrete nga qeveria që duhet të plotësojnë disa sekrete”, shprehet Azmi Stringa, ekspert për ekonominë. (A2 Televizion)