Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Përmbytje “biblike” në Slloveni, 2 viktima, rrugët mbushen me ujë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 18:04 | Bota

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve “biblike” që kanë përfshirë veriun e vendit prej disa ditësh.

Qarkullimi i mjeteve është bllokuar në disa zona për shkak të prezencës së ujit, ndërkohë që ka pasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

Viktima raportohet të jenë dy shtetas holandezë, teksa për evakuimin e personave të bllokuar dhe në vështirësi janë angazhuar helikopterët e ndihmës së shpejtë.

Ministri i Brendshëm, Marjan Sarec deklaroi se ushtria është në gatishmëri dhe do të dislokohet në zonat e goditura më rëndë dhe iu bëri thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim pasi meteorologët parashikojnë shtim të reshjeve që do të zgjerohen dhe në Kroaci dhe Bosnje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu