Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 20%
  • Të drejtë 27%
  • Të vonuar 53%

Përplasja me armë në Prishtinë, ky është 39-vjeçari që humbi jetën, ishte pjesëtar i FSK-së

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 12:31 | Kosova

Kastriot Ramadani quhet viktima e mbrëmjes së djeshme, pas një sherri masiv në një klub nate në Prishtinë.

Përleshja me armë zjarri në qendër të kryeqytetit ka rezultuar fatale për Ramadanin, i cili ndërroi jetë në në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet po ashtu se, viktima ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat vendase.

Ndërkohë, policia ka ndaluar një tjetër pjesëtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hysni Geci, i cili gjithashtu mbeti i lënduar nga përleshja me armë.

21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve me armë zjarr, ndërsa të tjerët, shumica vajza, nga copat e xhamave apo sende të tjera gjatë përleshjes.

Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy grupeve, por pa u ditur saktësisht arsyeja primare. Policia dhe grupi hetimor kanë shoqëruar disa të rinj, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

https://a2news.com/2023/08/05/sherri-ne-lokalin-e-nates-ne-prishtine-vdes-njeri-nga-te-plagosurit/
https://a2news.com/2023/08/05/policia-e-kosoves-reagon-per-sherrin-e-armatosur-ne-prishtine-14-nga-te-plagosurit-ishin-vajza/
https://a2news.com/2023/08/05/sherr-me-arme-ne-nje-lokal-ne-qender-te-prishtines-17-te-plagosur-pamjet-e-para-nga-vendngjarja/

Ditari A2 CNN