Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Sherri në lokalin e natës në Prishtinë, vdes njëri nga të plagosurit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 08:44 | Kosova

Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit mbrëmjen e djeshme në “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet që kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

Të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

https://a2news.com/2023/08/05/sherr-me-arme-ne-nje-lokal-ne-qender-te-prishtines-17-te-plagosur-pamjet-e-para-nga-vendngjarja/

A2 CNN Livestream

A2 Business