Pjesë e një organizate të rrezikshme mafioze në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari nga Fieri

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 11:01 | Kronikë
Pjesë e një organizate të rrezikshme mafioze në Spanjë,

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës, ku akuzohej si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale me aktivitet në krime të shumta.

22-vjeçari Xh.A., banues në qytetin e Fierit, ishte lënë nga gjykata spanjolle nën masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale

“Fier/ Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Brenda një jave vihet në pranga shtetasi i tretë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. I akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale me aktivitet në krime të shumta, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”. 

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap në fshatin Cakran, dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi: Xh. A., 22 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale dhe të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës. Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.”

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri