Plagosi 5 persona, Rudolf Nikolli akuzohet për “akte për qëllime terroriste”

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 11:18 | Kronikë
Plagosi 5 persona, Rudolf Nikolli akuzohet për “akte për

 Një ditë pas ngjarjes në xhaminë e Kavajës, Rudolf Nikolli akuzohet për “akte për qëllime terroriste”, dhe çështja ndaj tij i ka kaluar antiterrorit.

34-vjeçari plagosi dje 5 persona, dy prej tyre i qëlloi me thikë jashtë ambienteve të xhamisë. Më pas hyri në objektin e kultit duke plagosur dhe tre persona të tjerë.

Ishin vetë besimtarët që neutralizuan të riun, pas këtyre akteve të rënda, ndërkohë që më pas ndërhyri dhe policia duke e arrestuar.

Nga të dhënat e deritanishme, 34-vjeçari rezulton me çrregullime mendore. Ndërkohë, personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, katër prej tyre kanë lënë spitalin, ndërsa një po merr ende mjekim.

Kjo ngjarje shënon rastin e parë në Shqipëri, ku një person kryen një akt të tillë në një objekt kulti. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=GpHCjVKGc4w
https://a2news.com/2021/04/19/sulm-me-thike-ne-xhami-plagosen-5-persona-autori-me-probleme-te-shendetit-mendor/
https://a2news.com/2021/04/19/plagosi-me-thike-5-persona-ne-xhami-dalin-pamjet-e-ndalimit-te-autorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos