Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen autorët

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 08:15 | Kronikë
Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen autorët

Policia vuri në pranga autorin e plagosjes në zyrën e PD-së në Kavajë, Ndriçim Jonuzi, së bashku me Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Këta persona akuzohen se dy ditë më parë sulmuan sekretari e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë. Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por pas punës së pandalur policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024