Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Pogradec, policia masa të shtuara në kuadër të sezonit turistik

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 21:21 | Aktualitet
Pogradec, policia masa të shtuara në kuadër të sezonit

Policia e Pogradecit ka vendosur masa të shtuara në kuadër të sezonit turistik dhe fundjavës, e cila ka sjellë me mijëra mjete në juglidnje të vendit.

Sipas të dhënave nga policia, kontrollet  e automjeteve po kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike. Kryesisht, fokusi janë makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar.

“Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarëvajtjen e sezonit”, thanë burimet pranë komisariatit të Pogradecit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli