Kupa e Botës për femra ka nisur në Zelandën e Re me Brazilin që mundi 4-0 Panamanë në ndeshjen e parë. Vajzat e Brazilit duan të shkëlqejnë në kampionat më të rëndësishëm dhe po ashtu edhe Chris Galera. Ajo është një top-modele braziliane e cila ka bërë një set fotografik të Playboy në të kaluarën e afërt.
Modelja u ka uruar “fat” futbollisteve braziliane dhe u ka premtuar mbi 500 mijë ndjekësve të saj në Instagram se do të postojë foto nudo sa herë që ato shënojnë gol!
Brazilianet tashmë kanë shënuar 4 gola, por Galera ende nuk e ka mbajtur premtimin. Mbetet për t’u parë në vijim. (A2 Televizion)