Problemet e turizmit, Gërxhani: Të mos fokusohemi te rekordi i numrave, s’e di strategjinë e qeverisë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 22:39 | Ekonomi
Problemet e turizmit, Gërxhani: Të mos fokusohemi te rekordi i

Turizmi, një ndër sektorët që vitin e kaluar shënoi një nivel rekord të turistëve të huaj. Të dhënat zyrtare tregojnë se turizmi jep 7.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa kontributi indirekt i sektorëve të tjerë të lidhur me turizmin shkon deri n 17.5% të GDP-së. Në turizëm janë të angazhuar 8.1% të fuqisë punëtore, ndërsa nuk ka një të dhënë për pagën mesatare në këtë sektor dhe ne i referohemi pagës mesatare bruto në ekonomi, që është mbi 57 mijë lekë.

Për këtë temë foli në A2 Business, Kliton Gerxhani, kryetar i Shoqatës se Tur-Operatorëve, i cili ngriti shqetësimin e largimit të punëtorëve. Gerxhani theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te numrat rekord, por te riformatimi.

“Situata në turizëm është e ngarkuar, është një situatë ku ne po mundohemi të sajohemi, pasi pësuam një goditje të madhe nga pandemia. Gjëja më e madhe që kemi humbur është fuqia punëtore, të cilën e kishim trajnuar prej vitesh. Ky staf që u largua dëmton edhe cilësinë e performancës. Ka shumë reklamë, por problemi është kush do ta përballojë. Ne duhet të dimë kapacitetin e shtëpisë sonë dhe sa njerëz mund të mirëpresim.

Jemi më pak se para pandemisë dhe nuk duhet të vrapojmë pas numrave rekord të turizmit, por duhet të riformatohemi, të shohim sesa turizëm mund të presim. Nuk e di kush është strategjia e qeverisë. Në fillim ishte të kapim 10 milionë, pastaj të bëhemi kampionë të Ballkanit. Unë nuk jam i qartë se kush është strategjia e qeverisë.

https://a2news.com/2023/02/01/rritja-e-pages-minimale-dhe-kostoja-te-biznesi-xhafaj-ne-qender-te-vemendjes-shumica-e-qytetareve/
https://a2news.com/2023/02/01/agalliu-qesharake-te-flitet-per-pagen-minimale-pa-ditur-minimumin-jetik/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024