Pse futbollistët mbajnë maskë në fytyrë gjatë Kupës së Botës?  

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 17:26 | Futboll

A është ky Batman? A është ky Superman? Jo, ky është Son Heung – min, një nga futbollistët kyç të Koresë së Jugut në këtë Botërorin ”Katar 2022”.

Besoj të gjithë e keni parë gjatë ndeshjeve të kombëtares së tij se ai mbante veshur një maskë të zezë super-heronjsh. Dhe jo, këtu nuk bëhet fjalë për festime rutinë, pasi Son po e mban këtë maskë, që mbulon sytë dhe hundën, për arsye mbrojtëse.

30-vjeçari koreano-jugor pësoi një dëmtim të rëndë në sy gjatë një përballjeje në Champions League mes ekipit ku ai luan, Tottenham dhe Olimpic Marseille në 1 nëntor të këtij viti. Gjë që e detyroi atë të mbante këtë maskë, për ti ofruar atij mundësinë që të mos mungonte në Kupën e Botës.

Deri në këtë pikë ka arritur niveli i shkencave mjekësore. Son, jo vetëm u rikuperua në kohë, por me ndihmën e maskës, ai ka arritur të luajë minuta më minutë të gjitha përballjet e Koresë së Jugut në këtë kupë bote.

Por, Son, nuk është i vetmi lojtar që luan në këtë kupë bote e që mban një maskë mbrojtëse. Jasko Gvardiol nga Kroacia, është parë gjithashtu të mbajë një të tillë, si pasojë e një problemi në hundë dhe sy, pas një përplasjeje kokë më kokë me ekipin e tij RB Leipzig në Gjermani.

Tuniziani Ellyes Skhiri i cili pësoi gjithashtu një dëmtim në tetor me ekipin e tij FC Köln në Gjermani, e për këtë arsye ai ka mbuluar me maskë hundën dhe disa pjesë të fytyrës së tij.

Gjithashtu edhe portieri i Iranit, Alireza Beiranvand ka mbajtur gjatë stërvitjeve një maskë të tillë, por që nuk ka preferuar që ta mbajë atë gjatë lojës.

Më parë, ka qenë edhe mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rüdiger, i cili mbante një maskë të tillë, pas një goditjeje me gju në fytyrë, teksa ishte lojtar i Real Madridit.

Ndërkohë, të tillë maskë e kanë mbajtur edhe lojtarë të tjerë si: Harry Kane, Robert Lewandowski, Victor Osimhen dhe Sergio Ramos.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos