PSG gjen zëvendësuesin e Messit te Crystal Palace

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 17:25 | Futboll
PSG gjen zëvendësuesin e Messit te Crystal Palace

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi pritet të largohet nga kampioni francez këtë verë, dhe dy opsionet e mundshme për të janë Arabia Saudite dhe rikthimi te Barcelona.

Sigurisht, largimi i Messit do të lë një zbrazëti të madhe te kampioni francez, por që ky i fundit sipas “Daily Mail” thuhet se e ka gjetur zëvendësuesin e yllit argjentinas.

PSG po beson se sulmuesi i Crystal Palace, Michael Olise mund të jetë zëvendësuesi ideal i Messit. Ylli francez ka arritur të bëjë 37 paraqitje këtë sezon për Crystal Palace, duke regjistruar dy gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/09/a-do-te-largohet-pleshti-nga-psg-babai-i-messit-i-jep-fund-dilemes/
https://a2news.com/2023/05/09/messi-pranon-oferten-e-cmendur-behet-futbollisti-me-i-paguar-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos