Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur të lerë në burg dy shtetas zviceranë, pasi “guxuan” të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës në një nga rrugët e kryqytetit serb.
Sipas zëdhënëses së kësaj gjykate, shtetasit Bernard C., dhe Ganfranc V. akuzohet për nxitje të urrejtjes racore dhe fetare dhe për këtë arsye do të qëndrojnë në burg deri në mbylljen e hetimeve pasi rrezikojnë që të largohen nga vendi.
Sipas kallëzimit penal, Bernard C. ka fotografuar Gianfranco V., me celularin e tij teksa me duar po tregonte shqiponjën dykrenare, duke aluduar në simbolin e “Shqipërisë së madhe”,
Bernard C, pjesërisht i ka pranuar pretendimet e akuzës gjatë seancës, ndërsa Gianfranco V, shtetas i Zvicrës, është mbrojtur duke heshtur. (A2 Televizion)