“Do hedhim në erë tri ambasada dhe Parlamentin”, telefonata anonime ngre në këmbë policinë greke

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 10:36 | Ballkani

“Do hedhim në erë tri ambasada dhe Parlamentin”,

Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet policore vendase. Sipas telefonatës, në orën 11:30 do të shpërthejnë tri bomba, një në Ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një Ambasadën e Egjiptit.

Sikurse raporton SKAI, telefonuesi anonim kishte thënë se, bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, atë të Egjiptit dhe në ambasadën izraelite.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë, ndërsa do të vijojë një kontroll i brendshëm i të gjitha godinave të sipërpërmendura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos