Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Jo Rusisë, po Europës! Ali Ahmeti: Bujar Osmani, kandidat për president në Maqedoni

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 11:57 | Ballkani

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zyrtarizuar kandidaturën e Bujar Osmanit për president të Maqedonisë së Veriut. Me sloganin “Jo Rusisë, po Europës!”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Osmanin, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm në vendin fqinj.

Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe ai të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit. Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht "Jo Rusisë, po Europës!”, tha Ahmeti.

Në zgjedhje, përveç Osmanit garojnë Arben Taravari, i cili është propozuar nga partitë e bashkuara opozitare. Nga radhët e VMRO-DPMNE, kandidate do të jetë Gordana Siljanovska, ndërsa këto ditë pritet që LSDM ta propozojë për një mandat të dytë, Stevo Pendarovskin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli