Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kandidati për president nga kjo forcë politike, Bujar Osmani do jenë nesër në Tiranë. Ka qenë analisti Ben Andoni i cili ka bërë me dije këtë lajm, duke thënë se arsyeja e vizitës së tyre është fakti se kërkojnë ndihmë nga Tirana, për shkak se po përgatiten për opozitë në Maqedoninë e Veriut.
“Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, logjika të çon që ato po përgatiten të kërkojnë një ndihmë nga Tirana për të çuar përpara pjesën e tyre, por besoj se do e kenë të vështirë", u shpreh Andoni në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.
Mes ndasive, ai tregon një nga cilësitë pozitive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Mal të zi.
“Zgjedhjet do na tregojnë një qasje tjetër të shqiptare, i vetmi element pozitiv për shqiptarët, është se shqiptarët pavarësisht ndasive në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, janë parti integruese që duan integrimin në BE dhe kjo do ulë pedikrinë agresive të VMRO”, u shpreh Andoni.
Partitë shqiptare janë futur në garën për President dy kandidatë, Fronti Evropian, nën drejtimin e BDI garon me Bujar Osmanin, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë me Arben Taravarin, kryetari aktual të komunës së Gostivarit.
(A2 Televizion)