Serbia thërret rezervistët në stërvitje masive ushtarake: Të jemi gati për çdo emergjencë

Nga Rosalba Bejdo
27 Maj 2024, 20:25 | Ballkani

Autoritetet serbe po thërrasin rezervistët për të marrë pjesë në një stërvitje masive ushtarake në mënyrë qe vendi të jetë më i përgatitur për një emergjencë te mundshme kombëtare. Mediat serbe citojnë analistin ushtarak, Aleksandar Radić të thotë se ky është një vendim i arsyeshëm pasi nëse ndodh ndonjë krizë, reagimi mund të jetë i vonshëm.

Serbia thërret rezervistët në stërvitje masive ushtarake:

I pyetur se përse serbët do të duhej të trajnoheshin për luftë, duke qenë se vendi është i rrethuar kryesisht nga anëtarët e NATO, Radic u përgjigj se kritikat janë të parëndësishme duke konsideruar situatën gjeopolitike.

“Vendi duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar. Ku do të ishte Ukraina nëse nuk do të kishte shërbim të detyruar ushtarak dhe nuk do të kishte trajnuar rezervistët e vet”, deklaroi analisti ushtarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos