65 mm shi në një orë, përmbytje të mëdha në Itali

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 22:19 | Bota

65 mm shi në një orë, përmbytje të mëdha në

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Italisë.

Situata më problematike raportohet në ishullin e Elbas dhe Portoferraio, ku autoritetet konfirmojnë se vetëm në një orë kanë rënë 65 mm shi, duke shtuar rrezikun për rrëshqitje dherash.

Bashkia fton qytetarët që të mos përdorin makina dhe të mos tentojnë të dalin pasi rrugët hyrëse janë të bllokuara.

Ekipet e shpëtimit kanë zbritur në terren dhe kanë shpëtuar dhjetëra banorë të bllokuar në banesa dhe makinat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos