70% e popullsisë së Gazës do të jetë pa ujë deri në mbrëmje, OKB jep alarmin

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 15:26 | Bota

70% e popullsisë së Gazës do të jetë pa ujë deri

Operacionet humanitare të OKB-së në Gaza janë "në prag të kolapsit", duke i ekspozuar civilët e rrethuar ndaj një mungese të menjëhershme të ujit të pijshëm për shkak të mungesës së furnizimeve me karburant.

Ky është alarmi i kreut të UNRWA Philippe Lazzarini në X.

"Duke pasur karburant vetëm për kamionë nuk do të shpëtojë më jetë, sepse deri në fund të ditës, rreth 70% e popullsisë së Gazës nuk do të ketë akses në ujë të pijshëm", deklaroi ai.

Karburanti mbërriti këtë të mërkurë në Rripin e Gazës përmes Egjiptit, për herë të parë që nga 7 tetori, konfirmoi agjencia e OKB-së. Por ajo e konsideron këtë dërgesë të pamjaftueshme për të zgjeruar operacionet e saj humanitare në mbështetje të civilëve të bllokuar në luftimet midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.

OKB-ja vazhdon të kërkojë që karburanti të dërgohet në Gaza, veçanërisht për të furnizuar spitalet, por Izraeli refuzon, duke pretenduar se mund të përdoret nga Hamasi për aktivitetet e tij ushtarake.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni