Aksident tragjik, treni përplas autobusin mbi shina

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 07:24 | Bota

Aksident tragjik, treni përplas autobusin mbi shina

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur në Peru, si pasojë e një aksident ku u përfshi një tren mallrash dhe një autobus

Aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Oroya, 117 km larg kryeqytetit, ndërkohë që bilanci i fataliteteve mund të rritet më tej, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që një hetim ka nisur. Autobusi me pasagjerë ishte nisur nga Lima dhe kishte si destinacion qytetin e Huancayo.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos