Arrestime dhe dhunë në protestat kundër Netanyahu

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 18:48 | Bota

Arrestime dhe dhunë në protestat kundër Netanyahu

Nuk ndalen protestat kundër kryeministrit Netanyahu edhe pse pak ditë më parë ai njoftoi shpërndarjen e qeverisë së luftës, kjo edhe pas largimit të disa aleatëve.

Mijëra izraelitë morën pjesë në një demonstratë të madhe në Jerusalem për të kërkuar edhe njëherë largimin e Netanyahut, për shkak të politikave të gabuara që ai ka ndjekur gjatë luftës në Gaza.

Protesta filloi përballë parlamentit të Izraelit dhe më pas vazhdoi tek rezidenca private e Kryeministrit Netanyahu. Protestuesit kërkuan që qeveria të negociojë me Hamasin për rikthimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi militant palestinez, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Disa nga protestuesit u shkëputën nga turma dhe bënë përpjekje të kalonin përtej barrikadave të policisë. Forcat e sigurisë arritën t'i zmbrapsin protestuesit, duke përdorur edhe ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Shumë prej tyre u arrestuan.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu