Autobusi bie në humnerë, të paktën 35 viktima

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 16:56 | Bota

Autobusi bie në humnerë, të paktën 35 viktima

Të paktën 35 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus ra në një grykë të thellë në shtetin Uttarakhand të Indisë.

Sipas raportimeve të mediave, autobusi po udhëtonte nga Garhwal për në Ramnagar dhe brenda tij kishte 42 pasagjerë, shkruan A2.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Uttarakhand tha se operacioni i shpëtimit kishte përfunduar dhe të gjithë pasagjerët e plagosur po i nënshtroheshin trajtimit në spitalet aty pranë.

Kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami tha në X se një hetim do të kryhej për shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos