Bisedimet për paqen në Turqi, as Trump e as Putin nuk marrin pjesë, Zelenski sfidon

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 12:30 | Bota

Bisedimet për paqen në Turqi, as Trump e as Putin nuk marrin

As presidenti amerikan Donald Trump e as ai rus Vladimir Putin, nuk do të marrin pjesë në ato që mund të jenë të parat bisedime të drejtpërdrejta të paqes mes Moskës dhe Kievit në 3 vite këtë të enjte.

Kremlini ka bërë të ditur se po dërgon një grup teknoratësh në Stamboll, e po ashtu një zyrtar amerikan tha se Tump nuk do të merrte pjesë.

Më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se do të ishte i pranishëm vetëm nëse në Turqi do mbërrinte edhe homologu i tij Putin. 

Të dielën, shefi i Kremlinit propozoi negociata të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll pa asnjë parakusht. Por teksa u mendua se edhe ai vetë do të merrte pjesë, autoritetet në Moskë thanë të mërkurën se delegacioni do të përfshinte këshilltarin presidencial Vladimir Medinsky dhe zv.ministrin e mbrojtjes Alexander Fomin. 

Edhe pse Putin nuk e kishte konfirmuar në asnjë rast praninë e tij në bisedime, mungesa e tij dhe presidentit amerikan ul pritshmëritë për një arritje të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka sfiduar Putinin të marrë pjesë nëse nuk ka frikë, në atë që duket të jetë një garë për t’i treguar Trumpit se kush e do më shumë paqen, Rusia apo Ukraina.

Zelensky ndërkohë ka mbërritur ne kryeqytetin turk Ankara, për bisedime me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.  Delegacioni amerikan në Turqi përfshin sekretarin e shtetit Marko Rubio dhe të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Keith Kellogg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos