Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe pa siguracion, arrestohet 103-vjeçarja

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 19:04 | Bota

Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe pa siguracion, arrestohet

Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim mjeti. Ishte ora 1 e mëngjesit të dielën deri të hënën kur karabinierët morën një telefonatë për ngarje të rrezikshme në qendër të Bodenos, një komunitet prej 13 mijë banorësh në Emilia Romana.

Sipas mediave të huaja, patrulla e mbërritur në vendngjarje ka lokalizuar me shpejtësi makinën në fjalë. Surpriza e karabinierëve ishte e madhe kur zbuluan datën e lindjes së shoferes: 1920, pra ishte mbi 103 vjeç, por ende në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Për shkak të orës së vonë, zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë. Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të vizitojnë mjekun çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal dhe e shoqëruan në shtëpi. Megjithatë, ajo nuk është aspak e gatshme të qëndrojë në shtëpi.

Historia e të moshuarës dinamike fitoi admirimin e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili është nga Bodeno. "Unë do t'i jepja një medalje në vend të një gjobe... Të kesh një forcë të tillë të brendshme nuk është e zakonshme dhe më jep mua shpresë për pleqërinë time”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë