Duan bonus për periudhën e Lojërave Olimpike, punonjësit e hekurudhës franceze në grevë

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 17:04 | Bota

Duan bonus për periudhën e Lojërave Olimpike, punonjësit e

Punonjësit e hekurudhës në Francë mbajtën një grevë përpara kullës Eiffel ku kërkuan më shumë para për periudhën verore, kur në kryeqytetin francez do të mbahen Lojëra Olimpike 2024.

Të shumtë në numër, punonjësit protestues, bllokuan stacionet e metrove, të trenave, por edhe ato të transportit ndërqytetas duke kërkuar reagimin e menjëhershëm nga autoritetet për këtë çështje.

Lojërat OIimpike Paris 2024 pritet të mbahen këtë verë dhe normalisht që fluksi i madh i njerëzve do të detyrojë punonjësit e sektorit publik të punojnë me orare të zgjatura.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi