“Flakët e ferrit” kaplojnë Teksasin, dy viktima, digjen mijëra bagëti

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 18:47 | Bota

“Flakët e ferrit” kaplojnë Teksasin, dy viktima, digjen

Të paktën 2 persona humbur jetën teksa qindra banesa janë djegur si pasojë e një zjarri gjigant që ka përfshirë Teksasin në ditët e fundit.

Flakët kanë djegur më shumë se 1 milionë hektarë, në atë që konsiderohet si zjarri i dytë më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qindra zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, teksa aktualisht është vënë në kontroll vetëm 5% e sipërfaqes që flakët kanë përfshirë.

Rezidentët në pjesën veriore janë paralajmëruar nga autoritetet që të largohen, pasi situata mund të përkeqësohet në orët në vijim, kjo edhe për shkak të erës që ndihmon flakët të përhapen me shpejtësi.

Dëme të mëdha kanë pësuar dhe fermerët, të cilët kanë humbur mijëra kokë bagëti, si pasojë e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos