Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Betohet presidenti i ri i Finlandës, Stubb dhe premtimet e tij në kuadër të NATO

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 18:23 | Bota

Betohet presidenti i ri i Finlandës, Stubb dhe premtimet e tij në

Alexander Stubb u betua sot si presidenti i ri i Finlandës, në një kohë kur vendi sapo i është bashkuar NATO, si një kundërpërgjigje të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Stubb u shpreh se nuk do të ketë asnjë limitim në pjesëmarrjen e Finlandës në Aleancës ushtarake, teksa vendi do të jetë gati për të lejuar kalimin e armëve bërthamore, por jo mbajtjen e tyre.

"Tani po përballemi me një epokë të re. Si rezultat i shtrirjes sonë ushtarake dhe anëtarësimit në NATO, ne kemi bërë hapin përfundimtar në komunitetin perëndimor të vlerave”, tha Stubb në ceremoninë e përurimit.

Stubb renditi demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut si vlerat thelbësore mbi të cilat do të bazohej politika e jashtme e Finlandës nën udhëheqjen e tij.

Stubb zëvendëson presidentin në largim Sauli Niinisto, i cili jep dorëheqjen pas dy mandateve gjashtë-vjeçare në të cilat ai fitoi pseudonimin "Pëshpëritësi i Putinit" për lidhjet e tij të mëparshme të ngushta me liderin rus.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi