Franca në kolaps politik, qeveria mund të “rrëzohet” pas mocionit

Nga Erjon Dervishi
4 Dhjetor 2024, 14:54 | Bota

Qeveria e Francës pritet të rrëzohet pas një krize të vazhdueshme politike. Ligjvënësit francezë do të votojnë të mërkurën për një mocion mosbesimi që pritet gjerësisht të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Michel Barnier, shkruan A2 CNN.

Lëvizja vjen pasi Barnier u përpoq të hënën të mbulonte një pjesë të buxhetit të qeverisë së tij për vitin 2025, i cili përfshinte masa për të mbushur gropën e madhe në financat publike të Francës dhe për ta rikthyer deficitin në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian deri në fund të dekadës.

Barnier, i cili ka qenë në pushtet që nga shtatori si lider i një qeverie pakicë të mbështetur nga centristët dhe konservatorët, u përpoq të kalonte një pjesë të buxhetit duke përdorur një mekanizëm të diskutueshëm kushtetues që anashkaloi votimin në legjislaturë. Megjithatë, ajo manovër u dha ligjvënësve mundësinë për të paraqitur mocione mosbesimi kundër tij – dhe ligjvënësit në të majtë, të cilët janë zotuar vazhdimisht të rrëzojnë qeverinë e tij, bënë pikërisht këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos