Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka pezulluar detyrat publike për faktin se ndaj bashkëshortes së tij është hapur një hetim penal. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin e X, lideri spanjoll tha se duhej urgjentisht të vendoste “nëse duhet të vazhdonte të drejtonte qeverinë apo të hiqte dorë nga detyra”.
“Begona do të mbrojë nderin e saj dhe do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë”, theksoi Pedro Sanchez.
Gjykata bëri të ditur se bashkëshortja e Sanchez po gjykohet për korrupsion. Akuza kundër Begona Gomez u ngritën nga aktivistët e organizatës me ‘Duar të Pastra’, të cilët kanë marrë pjesë në një numër çështjesh gjyqësore të profilit të lartë në vitet e fundit dhe udhëhiqen nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme.
Anëtarë të organizatës shprehen se Gomez përdori ndikimin e saj si gruaja e kryeministrit për të siguruar përfitime personale. Kryeministri spanjoll tha se do të merrte një vendim të hënën më 29 prill, pasi reflektoi nëse ia vlente të qëndronte në detyrë “pavarësisht baltës” në të cilën e djathta ekstreme po e akuzon. (A2 Televizion)