Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Habit Papa Françesku: Ukraina të ketë kurajë të ngrejë flamurin e bardhë

Nga A2 CNN
9 Mars 2024, 21:15 | Bota

Habit Papa Françesku: Ukraina të ketë kurajë të

Papa Françesku deklaroi se Ukraina duhet të ketë kurajën për të ngritur flamurin e bardhë dhe të negociojë fundin e luftës më Rusinë. Në një intervistë për televizionin zviceran RSI, Ati i Shenjtë dha mendimin e tij pasi u pyet nëse Ukraina duhet të dorëzohej pasi nuk kishte qenë në gjendje të zmbrapste trupat ruse, të cilat kanë pushtuar një pjesë të mirë të vendit prej dy vitesh tashmë.

“Mendoj se më i forti është ai që e sheh situatën, mendon për popullin e tij dhe ka guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë”, tha Papa në intervistën që do të transmetohet më 20 mars, por përmbajtja e së cilës është botuar nga Reuters këtë të shtunë.

“Fjala negocim është guximtare. Kur sheh që je mundur, që gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guximin të negociosh”, tha Papa. “Mund të kesh turp të negociosh, por sa të vdekur do të numërojë kjo luftë? Duhet të negociosh në kohë, të gjesh një shtet që mund të bëhet ndërmjetës”, shtoi ai.

Në fakt, një ndërmjetës është vetofruar për të ulur palët në tryezë dhe ai është Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse palët do të pranojnë këtë ofertë.

Muajin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se në luftë kishin rënë 31 mijë ushtarë. Megjithatë ai duket larg ngritjes së flamurit të bardhë, pasi gjatë vizitës së tij në Tiranë kërkoi më shumë armatime dhe ndihmë nga shtetet aleate si dhe propozoi bashkëprodhimin e municioneve me vendet e Ballkanit, edhe me Shqipërinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë