Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Rusia thotë se nuk do vrasë Zelensky-n! Ukraina i hap derën ushtarëve perëndimorë, por duhen armë

Nga Xhevahir Qardaku
9 Mars 2024, 10:55 | Bota

Perëndimi mund të ndihmojë Ukrainën jo vetëm me armë, por edhe me ushtarë. Mundësinë e la të hapur sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kiev, Alexei Danilov.

“Ne absolutisht nuk e përjashtojmë mbërritjen e disa njësive ushtarake të disa vendeve në territorin tonë nëse ata marrin një vendim të përshtatshëm”, tha zyrtari ukrainas, duke paralajmëruar se çështja e dërgimit të personelit ushtarak të huaj në Ukrainë është shumë e ndjeshme dhe mund të mos jetë gjithmonë publike.

Danilov kujtoi se Kievi tani pret, para së gjithash, furnizime të armëve nga partnerët e saj perëndimorë. Dhe teksa pritet që kjo të ndodhë, lufta nuk ka ndalur për asnjë moment. Palët po bazohen shumë në sulmet ajrore për të shkaktuar dëme ushtarake. Forcat ruse pretendojnë se gjatë orëve të fundit kanë rrëzuar 47 dronë ukrainas, që ishin lëshuar në rajonet Belgorod, Kursk, Volgograd dhe Rostov. Kievi njoftoi rrëzimin e 12 dronëve nga 15 të lëshuar nga ushtria e Vladimir Putin në 3 rajone lindore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Turqi, inspektoi luftanijen e ndërtuar për forcat detare të tij.

 “Unë do të doja t'ju falënderoja për shërbimin tuaj dhe të falënderoja partnerët tanë që ndërtuan së bashku me ne një korvetë kaq të bukur. Ju e dini se ne po ju presim në Ukrainë, për t'i bërë forcat tona të sigurisë dhe mbrojtjes më të fuqishme”, tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Ndërkohë, në Kombet e Bashkuara është diskutuar për atë që u konsiderua një tentativë për të vrarë Zelenskin në sulmin në Odesa, por zëvendësi i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në OKB, hodhi poshtë pretendimin duke theksuar se Putini nuk ka asnjë synim për të hequr qafe presidentin ukrainas.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani