Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

"Nuk do të dërgojmë trupat tanë në Ukrainë", Scholz dhe Sanchez kundër idesë së Macron

Nga A2 CNN
2 Mars 2024, 20:48 | Bota

"Nuk do të dërgojmë trupat tanë në

Nuk do të ketë ushtarë gjermanë që do të zbarkojnë në Kiev për të luftuar me Rusinë. Këtë e ka bërë të qartë edhe njëherë kancelari Olaf Scholz nga Roma, ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane.

“Ne nuk do të dërgojmë trupat tona në Ukrainë. Ne riafirmuam se vendet tona të NATO-s nuk do të bëhen pjesë e drejtpërdrejtë e këtij konflikti, ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe do të bëjmë gjithçka për të parandaluar këtë lloj evolucioni”, tha Scholz.

Në këtë mënyrë, Berlini zyrtar i thotë jo hipotezës së shumë diskutuar të Emmanuel Macron gjatë ditëve të fundit, për të dërguar trupat e NATO-s në vijën e frontit.

"Lufta në Ukrainë, megjithatë, do të përfundojë ditën kur Putini të tërheqë trupat e tij, por ai do ta bëjë këtë vetëm nëse e kupton se nuk mund të përparojë më në Ukrainë dhe për këtë mbështetja jonë është thelbësore. Jam mirënjohës që shumë liderë evropianë kanë forcuar apeli tonë për të parandaluar që Ukraina të mbetet pa municion”, shtoi ai.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, pas takimit me Scholz e ka mohuar kategorikisht një përballje direkte me trupat e Vladimir Putin në terren.

"Sapo u takova me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Romë për të folur për luftën në Ukrainë dhe për të gjetur mënyra të reja për të vazhduar mbështetjen e aleatëve tanë përballë agresionit rus. Konflikti hyn në një fazë delikate. Ne duhet të tregojmë përkushtimin dhe vendosmërinë tonë. Siguria dhe liria e evropianëve janë në rrezik”, shkroi ai në platformën X.

Sakaq, Pentagoni po shqyrton dërgimin e armëve nga stoku i vetë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e Kievit për më shumë municion. Pentagoni konfirmon se ndarja e fondeve për vendin në luftë është "vendimtare sepse nëse Kievi humbet, NATO-ja do të duhet të luftojë kundër Rusisë".

Mbrojtja Amerikane po vlerëson nëse do të përdorë rezervat e saj për të furnizuar Ukrainën në mungesë të fondeve. Dy zyrtarë amerikanë e raportuan këtë për New York Times , duke nënvizuar se është një masë afatshkurtër, ndërsa presin që Kongresi të zhbllokojë buxhetin, i cili gjithashtu përmban ndihma të reja për Kievin.

Megjithatë, zbrazja e rezervave të Departamentit të Mbrojtjes pa pasur fondet për t'i rimbushur ato, do të nënkuptonte vënien në rrezik të gatishmërisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe për këtë rrezik po reflekton administrata Biden.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi