Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Luftime të përgjakshme në Ukrainë, Kievi: 960 ushtarë rusë të vrarë në 24 orë

Nga A2 CNN
2 Mars 2024, 10:18 | Bota
Luftime të përgjakshme në Ukrainë, Kievi: 960 ushtarë

Luftime të përgjakshme janë duke vijuar të ndodhin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse gjatë orëve të fundit. Ushtria e Ukrainës pretendon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 960 ushtarë rusë.

Sipas shifrave të publikuara nga Kievi zyrtar, që prej fillimit të luftës forcat ukrainase kanë vrarë 415640 ushtarë rusë.

Ndërkohë, raportohet se dronët rusë kanë bombarduar qytetet e Odessa-s dhe të Kharkivit. Në Odessa, sipas mediave ukrainase, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Në Kharkiv janë dëgjuar disa shpërthime si pasojë e bombardimeve me anë të dronëve të tipit Shahed. Sipas të dhënave të publikuara nga Kievi, që prej 24 shkurtit 2022 kur Rusia nisi ofensivën në Ukrainë, më shumë se 20 mijë ndërtesa janë shkatërruar totalisht në Kharkiv, duke e bërë një nga qytetet që ka ndjerë më shumë luftën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli