“Të dua përgjithmone. U prefsh në paqe”. Janë këto fjalët me të cilat i është drejtuar Julia Navalnaya bashkëshortit të saj, Alexei Navalny në ceremoninë mortore.
Yulia Navalnaya, e cila është jashtë Rusisë dhe nuk mori pjesë në ceremoninë e tij funerale, shkroi: "Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të bëj çmos që të të bëj të lumtur dhe krenar për mua. Nuk e di nëse do ta arrij apo jo, por do të përpiqem. Faleminderit për 26 vite lumturi, për mbështetjen tënde të vazhdueshme që më bëre të qesh nga burgu. Do të takohemi patjetër një ditë”.
Mijëra njerëz pritën mes duartrokitjeve arkivolin e Aleksei Navalnit, teksa mbërriti në një kishë në periferi të Moskës, ku u zhvillua ceremonia mortore për opozitarin. Pjesëmarresit vendosën lule e fotografi në homazh të 47 vjecarit, dhe bërtisnin në kor emrin e tij. (A2 Televizion)