Pas rënies së Avdiivka, ndërrohen komandantët në front, Ukraina “në hall” për armatime

Nga A2 CNN
2 Mars 2024, 15:23 | Bota

Shefi i komanduar i Forcave të Amatosura të Ukrainës ka vendosur të zëvendësojë disa nga liderët ushtarakë, në frontin lindor. Gjeneral Oleksandër Sirski tha se tashmë e ka të qartë se pse disa brigade nuk ia dolën, sidomos në lindje, që t’i kundërpërgjigjen sulmeve ruse ndërsa të tjerët e bënë këtë gjë.

Lajmi vjen gati 2 javë pasi Ukraina vendosi të tërheqë trupat e saj nga Avdiivka, një qytet kyç, nën pushtetin e rusëve tashmë, prej 17 shkurtit, një vendim që sipas presidentit Zelenskiy u mor për të shpëtuar jetë.

Prej muajsh, Avdiivka ishte fokusi i luftimeve mes dy ushtrive e qyteti kyç për rusët që prej 2014, kur luftëtarët rusë aneksuan rajonet e Donjetsk e Luhansk. Rënia e Avdiivkës shënon ndryshimin më të madh në frontin prej 1000 km të gjatë, që kur trupat ruse triumfuan edhe në qytetin e Bakhmut në maj 2023.

Gjatë kësaj jave, ushtria ukrainase u tërhoq edhe nga 2 fshatra të tjerë pranë qytetit të rënë, duke humbur kështu edhe më shumë territor, me armët e municionet nga aleatët perëndimorë, që duket se janë drejt fundit. Kësisoj, gjenerali Sirski tha se do ndryshojë komandantët, që me veprimet apo mosveprimet e tyre, kërcënuan jetën e trupave ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos