Incident në Tokio, makina çan rrethimin pranë ambasadës izraelite

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 07:16 | Bota

Incident në Tokio, makina çan rrethimin pranë ambasadës

Një incident u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Japoni, ku një makinë çau rrethimin e vendosur pranë ambasadës izraelite dhe u përplas më pas shumë pranë mureve të saj.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë momentin kur makina e vogël hyn me shpejtësi në zonën e kufizuar dhe përplaset me traun e vendosur nga policia, duke plagosur një agjent që qëndronte aty.

Efektivët e tjetër shkuan menjëherë dhe arrestuan drejtuesin e mjetit, i cili sipas të dhënave paraprake është një 50-vjeçar, anëtarë i një grupi të djathtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje dhe nuk përjashtojnë dhe pistën e terrorizmit.

Gjatë ditëve të fundit, në mbarë botën janë shfaqur sulmet antisemite, kjo iniciuar dhe nga ofensiva që ka nisur Izraeli brenda territorit të Gazës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos