Shtatë civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve të fundit të ushtrisë izraelite në Jenin të Bregut Perëndimor, mes të cilëve dhe një mjek.
Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, kirurgu 50 vjeçar Aseed Jabareen u qëllua për vdekje teksa ishte duke shkuar në punë.
Ushtria izraelite paralajmëroi me herët se do të fillonte një operacion kundër terroristëve në Jenin dhe shton se do të hetohen të gjitha pretendimet për vrasje të qëllimshme të civilëve.
“Forcat izraelite të sigurisë aktualisht po kryejnë një operacion kundër terrorizmit në zonën e Jeninit. U identifikuan goditje ndaj personave të armatosur në zonë”, shkruhet mes të tjerash në reagimin e shkurtër të IDF. (A2 Televizion)