Izraeli publikon videon e tunelit nën spitalin Al-Shifa dhe pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 21:11 | Bota

Izraeli publikon videon e tunelit nën spitalin Al-Shifa dhe pamjet e

Forcat e Armatosura të Izraelit kanë publikuar një video të re të tunelit të zbuluar të enjten, nën spitalin Al-Shifa, në qytetin e Gazës.  Sipas tyre, tuneli është 55 metra i gjatë dhe 10 metra nën tokë.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka publikuar disa pamje, të cilat sipas saj, janë marrë nga filmimet e kamerave të sigurisë të spitalit Al-Shifa, në Gaza.

Sipas saj, imazhet tregojnë terroristët e Hamasit duke tërhequr zvarrë një peng nepalez dhe një tajlandez në ambientet e spitalit.

Nga pamjet duket se njëri prej të tyre është plagosur në krah, ndërsa tjetri tërhiqet me forcë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi