Shefi i Hezbollahut, Naim Qassem uroi palestinezët për marrëveshjen e armëpushimit të Gazës, duke thënë në një fjalim se ajo dëshmoi "këmbënguljen e rezistencës" kundër Izraelit.
Deklarata ishte e para në publik nga udhëheqësi i grupit militant libanez të mbështetur nga Irani që kur Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshjen të mërkurën, shkruan A2 CNN.
“Kjo marrëveshje, e cila ishte e pandryshuar nga ajo që u propozua në maj 2024, dëshmon këmbënguljen e grupeve të rezistencës, të cilat morën atë që donin, ndërsa Izraeli nuk ishte në gjendje të merrte atë që kërkonte”, tha ai, shkruan A2 CNN.
Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim në një konflikt paralel me luftën e Gazës në nëntor.
Ky armëpushim, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kërkon që forcat izraelite të tërhiqen nga Libani jugor brenda 60 ditëve dhe që Hezbollahu të largojë të gjithë luftëtarët dhe armët e tij nga jugu. (A2 Televizion)