“Kemi vrarë 171 mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Rusia bën bilancin

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 20:58 | Bota

“Kemi vrarë 171 mercenarë shqiptarë në

171 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë vrarë duke luftuar përkrah ushtrisë ukrainase. Është ky pretendimi më i fundit i Ministrisë ruse të Mbrojtjes e cila ka publikuar të dhënat e saj për luftën në Ukrainë, që tashmë vijon prej më shumë se 2 vitesh.

Në tabelat e detajuara të kësaj ministrie lexohet se që nga shkurti i vitit 2022, e deri në këto momente, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387.

Në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën, Rusia pretendon se respektivisht 191 dhe 192 mercenarë kanë shkuar për të luftuar në krah të Kievit.

Gjithnjë sipas këtyre shifrave,  84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Listën e kryeson Polonia, e cila sipas të dhënave ka dërguar 2960 mercenarë, nga të cilët 1497 të vrarë.

“Kemi vrarë 171 mercenarë shqiptarë në

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli