NATO aktivizon nenin 5!? Stoltenberg: Jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë aleatët

Nga Erjon Dervishi
11 Qershor 2024, 12:13 | Bota

NATO është e gatshme të vërë në zbatim nenin 5 të traktatit të veriut në rast të një sulmi. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në Letoni. Për shefin e NATO-s vënia në zbatim i nenit 5 është një detyrim ligjor për tërë aleatët për të ndihmuar dhe kontribuar në rast të një sulmi të armatosur.

"Neni pesë i Traktatit të Atlantikut të Veriut, klauzola e mbrojtjes kolektive të NATO-s, është një detyrim ligjor për aleatët për të ndihmuar në rast të një sulmi të armatosur. Nuk ka kërkesë për ndonjë vendim unanim. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se ne kemi plane në vend dhe forca në dispozicion, dhe le të mos ketë asnjë dyshim se NATO është e përgatitur dhe e gatshme për të mbrojtur të gjithë aleatët", tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO.

Reagimi i shpër i Stoltenberg, vjen në kohën kur trupat ruse dhe bjelloruse kanë filluar fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore në Rusi. Lajmi është konfirmuar Ministria ruse e Mbrojtjes. Stërvitjet synojnë të sigurojnë që personeli ushtarak dhe pajisjet e të dy vendeve të jenë gati për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial.

“Gjatë stërvitjes do të trajtohen çështjet në lidhje me trajnimin e përbashkët të njësive të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike”, tha Ministria e Mbrojtjes. Presioni bërthamor rus, vjen në një moment kur gjendja e brendshme e Ukrainës është jo stabël. Zyrtari i lartë ukrainas që mbikëqyr rindërtimin dhe fortifikimet e mbrojtjes gjatë kohës së luftës ka dhënë dorëheqjen, duke pretenduar se agjencia e tij po minohej sistematikisht nga qeveria e Ukrainës.

Sakaq, ushtria ruse ka marrë nën kontroll një tjetër fshat në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha ministria ruse e mbrojtjes. Por zyrtarët e ushtrisë ukrainase e hodhën poshtë këtë pretendim. Ata thanë se forcat ruse ishin përpjekur të lëviznin përpara pranë fshatit Vodiane, "por ishin përpjkeje të pasuksesshme. Forcat e mbrojtjes kontrollojnë situatën citon ushtria e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos