Pse nuk lëviz? Të gjithë kërcejnë, Biden “i ngrirë”, presidenti i SHBA-së me probleme shëndetësore?

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 09:44 | Bota

Pse nuk lëviz? Të gjithë kërcejnë, Biden “i

Në prag të zgjedhjeve amerikane, është vënë sërish në pikëpyetje shëndeti i presidentit, Joe Biden. Kjo ka ardhur pas një feste të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, për 11 qershorin që në SHBA është festë kombëtare.

Siç shihet në video, teksa në ritmin e muzikës të gjithë po kërcejnë, përfshirë edhe nënpresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, presidenti amerikan mbetet i “ngrirë”, sikur nuk e kupton se çfarë po ndodh rreth tij.

Kjo “ngrirje” e presidentit u vu re nga vëllai i George Floyd, i vrarë nga brutaliteti i policisë, i cili “e zgjoi”.

A2 CNN Livestream

Latest Videos