Nga bisedimet te kërcimi, Meloni kërcen vallen popullore italiane gjatë samitit të G7-s

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 08:00 | Bota

Nga bisedimet te kërcimi, Meloni kërcen vallen popullore italiane

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka mbyllur me një kërcim, një prej ngjarjeve të shumta të lidhura me G7-n. Në videon e postuar nga kryeministrja italiane në rrjetet sociale pas tri ditëve të G7 në Borgo Egnazia të Pulias, ajo shihet duke kërcyer “pizzica-n”, një kërcim tipik popullor pulian.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihet edhe shtrëngimi i duarve me Papa Françeskun, fotot me drejtuesit, koncerti i Andrea Bocellit. Dhe përfundon me kryeministrin që kërcen nën ritmin e “pizzica-s”.

"Ishte një nder për Italinë që organizoi dhe priti G7-n. Një sukses për të cilin dua të falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj nisme të rëndësishme", ka shkruar ajo në postimin shoqërues të videos, e cila u bë menjëherë virale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024