Nikki Haley është tërhequr nga gara për kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.
Njoftimin, Haley e bëri pas rezultateve të dobëta në atë që quhet “Super e Marta”.
“Po tërhiqem, por nuk pendohem për vendimin,” ishte mesazhi që guvernatorja e Karolinës së Jugut përcolli gjatë fjalimit të saj.
“Një vit më parë, e nisa fushatën për presidencën, duke u nisur nga dashuria që kam për këtë vend,” theksoi ajo duke falënderuar të gjithë. “Megjithatë, ka ardhur koha që ta mbyll këtu fushatën.”
Ndryshe nga ç’pritej, ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, nuk doli hapur në krah të Donald Trump-it. Haley ishte rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën paraprake presidenciale republikane.
Përballja e nëntorit mes Joe Biden dhe Donald Trump është e pashmangshme dhe këtë e treguan dhe rezultatet e votimeve në primaret që u zhvilluan në 15 shtete dhe një territor, në atë që njihet me emrin e “Super të Martës”. (A2 Televizion)