Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Skandali në Parlamentin Europian, 550 punonjës kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe psikologjike

Nga Xhevahir Qardaku
6 Mars 2024, 16:01 | Bota

Ndodh edhe në Parlamentin Europian. Janë plot 550 punonjës të institucionit të lartë të Bashkimit Europian që pohojnë se kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe psikologjike. Rezultati është i anketës së zhvilluar nga grupi i fushatës ‘MeTooPE’, e publikuar nga Politico.

Në sondazh u pyetën 1 mijë e 135 persona midis qershorit dhe gushtit 2023 nëse janë ngacmuar në vendin e punës. Nga tetë eurodeputetë që iu përgjigjën anketës, gjashtë prej tyre thanë se kishin përjetuar ngacmime. Gati gjysma e të anketuarve (49.6përqind) thanë se kishin përjetuar ngacmim psikologjik në punë, ndërsa 15.5përqind thanë se kishin përjetuar ngacmim seksual dhe 8.1 përqind u përballën me ngacmim fizik.

"Këto shifra janë thjesht shumë të larta", tha Vlada Polisadova, asistente parlamentare dhe vullnetare me “MeTooEP”, e cila lufton fenomenin e ngacmimit seksual dhe kërkon të përmirësojë kushtet e punës në Parlamentin Evropian. Ajo e konsideron shumë të lartë numrin e personave që kanë qenë dëshmitarë apo kanë përjetuar ngacmime.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 42.4 për qind e njerëzve kishin qenë dëshmitarë të një forme të ngacmimit në vendin e punës. Shumë të anketuar thanë se nuk e raportuan zyrtarisht abuzimin për shkak të se "ngacmuesi ishte më i fuqishëm", ‘’mungesë e besimit", "frikës nga pasojat" apo dhe ‘’paqartësisë në procedurat e raportimit ". Ata që e ngritën këtë çështje brenda Parlamentit Europian raportuan se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim; se nuk u morën seriozisht; ose se janë dënuar nga eprori i tyre.  Shumë prej tyre raportuan më pas se ishin zhvendosur në një punë tjetër, ndërsa disa u inkurajuan të largoheshin fare nga Parlamenti Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani